Botë
Dialogu Kosovë Serbi, sot Merkel bisedon me Kurtin
17.05.2021 09:24
Kancelarja Merkel do të komunikojë sot, me kryeministrin e Kosovës...

Kancelarja Merkel do të komunikojë sot, me kryeministrin e Kosovës, Kurti përmes një video konference, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.
Bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.
