3 skuadra shqiptare shkruajnë historinë në Ligën e Parë në futboll
16.05.2021 19:01
Skuadrat shqiptare shkruajnë historinë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Skuadrat shqiptare shkruajnë historinë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Me gjashtë përbaljet e zhvilluar në kuadër të javës së 33-të, u mbyll zyrtarisht sezoni në futbollin elitar vendor. Skuadra e Shkëndijës përpos barazimit me FC Shkupin në Tetovë me 1-1, konfirmoi titullin e katërt kampion në futbollin vendor. Në përfundim të javës së fundit të kampionatit, tri ekipe zënë vendet e para dhe sigurojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Shkëndija e Tetovës, si kampione e Maqedonisë së Veriut luan në Champions League. Në garat evropiane në sezonin tjetër do të jetë edhe FC Shkupi që mban pozitën e dytë, ndërsa befasin më të madhe e përgatiti Struga Trim Lum që u ndal në vendin e tretë dhe po ashtu do të garojë në Konferencën e Ligës Evropa.
Skuadra strugane mundi Sileksin me 1-0 në Kratovë dhe u ndal në vendin e tretë, me 2 pikë epërsi para Makedonija Gjorçe Petrovit që mundi Vardarin në transfertë me 2-0.
Në përballjet e tjera, Akademia Pandev mundi Borecin me 3-1, Pelsiteri me 2-0 mundi Bellasicën dhe Renovë u ndal në barazim 1-1 ndaj Rabotniçkit. Nga Liga e Parë do të largohen Bellasica dhe Vardari, ndërsa në garat e balotazhit do të jenë skuadrat e Sileksit dhe Renovës.