Maqedoni
Numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 është në rënie, imunizimi zhvillohet me ritëm të përpshejtuar
17.05.2021 11:01
Numri i rasteve të reja të Covid-19 në vend është në rënie...

Numri i rasteve të reja të Covid-19 në vend është në rënie. Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 62 raste të reja, nga 2,557 teste. 14 viktima dhe 245 pacientë të shëruar. Procesi i imunizimit vazhdon. Vaksinimi i pacientëve me dializë dhe transplantim ka filluar, dhe autoritetet thonë se mënyra më e lehtë për të vaksinuar është regjistrimi në uebfaqen "www.vakcinacija.mk". Mundësi për vaksinim në Shkup, kanë aktualisht të gjithë qytetarëve mbi moshën 40 vjeç, të cilët deri më 30 prill shprehën dëshirën të vaksinohen përmes faqes në internet të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në ditët në vijim dhe nga qytete të tjera të vendit, qytetarët mbi 40 vjeç do të marrin terminet për vaksinim. Gjithashtu ka filluar edhe vaksinimi i pacientëve në dializë, si dhe i pacientëve të transplantuar. Me 100,000 vaksina nga kineze "Sinofarm", që arritën në vend dy ditë më parë si donacion nga Ushtria Kineze, imunizimi i popullsisë pritet të realizohet sipas dinamikës së planifikuar.Autoritetet theksojnë se deri në fund të javës së ardhshme, pritet të vaksinohen edhe 8,000 qytetarë të moshuar të regjistruar shtesë, të cilët do të kenë përparësi ndaj të rinjve.
Me vaksinën” Sinofmarm”, këtë mëngjes u vaksinua edhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen qësa më shpejt t`i kthehemi normalitetit.
“Pa marrë parasysh se për cilën vaksinë bëhet fjalë, më mirë është të vaksinoheni që të parandalohen format e rënda të COVID-19. Të gjitha vaksinat janë të kontrolluar dhe të sigurta dhe është mirë që kohëve të fundit kemi nj numër të madh të qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen. Vaksinimi nuk është fundit I betejës anti-covid, në vecanti pas vaksinimit duhet të kemi kujdes, t`i respketojmë masat” – shkruan në FB, Ministri Spasovski duke shtuar se në Kumanovë deri më tani janë imunizuar mbi 10% e popullsisë.
Gjithsej 514 pacientë ndërkohë po trajtohen në repartet infektive në spitalet në vend dhe në Shkup, 17 të shtruar vetëm në 24 orët e fundit. Sipas raporteve nga spitalet në të gjithë vendin, në spitalin e KUmanovës vetëm dje janë shtruar 51 pacientë, në atë të Shtipit 36 pacientë, në Manastir dhe Veles nga 35 , në repartin infektiv në Tetovë 7 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Covid 19. Ka rreth 740 shtretër falas në qendrat Covid . Aktualisht në vend ka gjithsej 3,636 raste aktive.
