Maqedoni

KSN sot shqyrton lejimin e dasmave në restorante

17.05.2021 10:42

Komisioni për Sëmundje Infektive, sot pritet të shqyrtojë kërkesat e sektorit të hotelierisë...

Komisioni për Sëmundje Infektive , sot pritet  të shqyrtojë kërkesat e sektorit të hotelierisë.

Oda e Pavarur e Hotelierëve kërkon që të mos kufizohet orari i tyre i punës dhe paralelisht të lejohet muzika e gjallë, më shumë persona në një tavolinë, si dhe lejimi i dasmave me më shumë persona,  por me protokolle të caktuara.

Por ministri i shëndetësisë, Venko  Filipçe, vlerëson se  ndonëse nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike, masat që janë në fuqi të mbesin të tilla të paktën edhe për një jave.