Koncert i madh në Shkup për “Festën e Flamurit”
Sheshi “Skënderbe” ishte i stërmbushur me spektatorë dhe fëmijë të shkollave fillore, që performuan recilate koreografike, këngë, pjesë teatrale dhe valle.....

Data 28 e këtij muaji, i përmbyllë të gjitha aktivitetet e realizuara nga Komuna e Çairit, me një program të pasur artistik, i cili shënon rëndësinë e kësaj date të mëvetësisë së Shtetit shqiptare.
Sheshi “Skënderbe” ishte i stërmbushur me spektatorë dhe fëmijë të shkollave fillore, që performuan recilate koreografike, këngë, pjesë teatrale dhe valle.
“Aktivitetet tona kanë filluar qysh një javë ose 10 ditë më parë, kemi pasur një varg aktivitetesh. Sonte po e përmbyllim me një koncert të madh, e kemi fillua koncertin prej dje. D.m.th. kanë qenë shkollat fillore të cilat kanë performuar performanca të ndryshme, këngë, valle, poezi etj. Sonte kemi dy shkolla fillore, ajo “Liria” dhe sholla fillore “7 Marsi””- deklaroi përfaqësuesja e Komunës së Çairit,njëherit edhe organizatore e manifestimit, Kaltrina Zekolli.
“Shkolla jonë ka përgatitur himnin e flamurit, kori i shkollës recital, pjesë dramatike, poezi për hir të festës së 2”8 Nëntorit”. Për këtë manifestim, kori i shkollës prej në fillim të vitit përgatitet, recitalet kemi filluar t’i përgatisim gjatë këtij muaji”- tha arsimtari i shkollës “Liria”, Besim Qajani.
“Ne vallëzuam, me mandolinë performova unë, në korr dhe në orkestër”- u shpreh një nxënëse.
“Nga shkolla fillore “Liria” jemi, kemi një vallëzim ritmik “Bacu””- tha një nxënëse.
Ky manifestim vazhdoi me performancat e nxënësve të shkollave të mesme, “Zeflush Marku” dhe “Cfetan Dimov”, gjithashtu nuk mungoi Ansambli “Emin Duraku”, i cili ia shtoi akoma më shumë ngjyrën atmosferës, e cila frymon kuq e zi.
Prej në orën 19:00, programi do të vazhdoje dhe do të përmbyllet me këngëtarin, Ilir Shaqiri, të cilin do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt në TVM2. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
