Maqedoni

Nisma “Libra dhe mësim duhet të ketë”, nismë për shpalljen e referendumit

17.05.2021 15:23

Prindërit nga Iniciativa “Libra dhe mësim duhet të ketë”, që kundërshtojnë digjitalizimin e librave shkollorë...

Prindërit nga Iniciativa “Libra dhe mësim duhet të ketë”, që kundërshtojnë digjitalizimin e librave shkollorë, në Kuvend parashtruan nismë për shpalljen e referendumit. Sipas tyre, qytetarët në referendum duhet të votojnë për propozim ligjin për libra shkollorë për shkollat fillore dhe të mesme se a janë pro apo kundër digjitalizimit të librave shkollorë. 
 
“Në pajtueshmëri me ligjin do të presim tre ditë pas parashtrimit të propozimit për referendum dhe nëse nuk marrim përgjigje, do të konsiderojmë se propozimi është pranuar dhe në pajtueshmëri me ligjin dhe kushtetutën, do të mbledhim 10 mijë nënshkrime për përkrahje të nismës për shpalljen e referendumit.”,- deklaroi Dragana Spasevska nga Nisma “Mësim dhe libra duhet të ketë”.
 
VMRO DPMNE: Nuk do të lejojmë të ndodhë digjitalizimi
 
Spasovska më tej shtoi se është parashtruar kërkesë për të biseduar edhe me Kryeministrin Zoran Zaev dhe nëse nuk ka përgjigje protestat do të vazhdojnë. Edhe VMRO DPMNE me qëndrim të prerë, se nuk do të lejoj digjitalizimin e librave, sepse sipas tyre protestat dëshmuan se bëhet fjalë për projekt të dështuar. 
 
“Digjitalizimi, qëllimi i të cilit është shfuqizimi i librave të shtypur, do të shkaktojë pasoja negative. Fillimisht po realizohet koncept për të cilin ka plan se si do të zhvillohet. Nuk kemi as kornizë financiare se si parashihet të ndahen 10 milion euro në vit. Po ashtu me këtë risi vendoset diskriminim dhe jobarazi mes nxënësve nga mosha e tyre më e hershme.”,- tha Marija Miteva nga VMRO DPMNE.
 
MASh: Digjitalizimi do të realizohet në etapa
 
Nga MASh janë decid se Ligji i ri për Digjitalizimin e Librave do t’i sjellë praktikat evropiane në vend dhe i njëjti do të implementohet në etapa. Librat, përveç në formë digjitale do të mund të printohen dhe po ashtu për herë të parë do të ketë audio-libra dhe libra sipas Letrës së Braut, çka e bën këtë ligjin jodiskriminues. Deri në miratimin e ligjit do të merren parasysh të gjitha vërejtjet në adresë të MASh-it. 
 
FLUTURA LATIFI