Maqedoni
Shahpaska: Të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm
17.05.2021 15:33
Përmes zgjidhjeve ligjore, strategjive dhe një Plani Kombëtar të Veprimit, ne promovojmë të drejtat e komunitetit LGBTI...

Përmes zgjidhjeve ligjore, strategjive dhe një Plani Kombëtar të Veprimit, ne promovojmë të drejtat e komunitetit LGBTI, sepse të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm. Për shkak se një nga bazat e demokracisë është respektimi i të drejtave të njeriut, theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.
“Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehimisht përcakton arsye për diskriminim, orientim seksual dhe identitet gjinor. Ligji është në përputhje me të gjitha direktivat e BE-së, standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe mendimet e Komisionit Evropian, Komisionit të Venecias, Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së.”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.
Gir: Të kundërshtohet homofobia, transfobia e bifobia
Ndërsa ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, tha se duhet të ngrihet vetëdija kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.
“Qytetarë individualë që punojnë së bashku duhet të kenë agjendë të posaçme, kështu që ata duhet të kenë mjete në dispozicion kur ka dhunë. Gjithashtu të ngrihet zëri kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.”,- u shpreh ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
Në vend “Parada e Krenarisë” është mbajtur për herë të parë në vitin 2019, linja e parë SOS, qendra e parë e strehimit për viktimat e dhunës ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTI, përgatitja e një Plani Kombëtar të Veprimit për promovimin e të drejtave LGBTI, janë provë se shteti po punon seriozisht në mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e të drejtave të personave nga komuniteti LGBTI, u tha në shënimin e Ditës ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë.
REJHANE BUSHI METAJ
