Maqedoni
Kuvend, LSDM: VMRO bllokon ligjet esenciale VMRO: Së bashku të përpilojmë ligjet
17.05.2021 17:11
Propozim ligji për rregullimin e statusit të mësimdhënëse dhe bashkëpunëtorëve profesionistë...

Propozim ligji për rregullimin e statusit të mësimdhënëse dhe bashkëpunëtorëve profesionistë nga angazhimi i tyre në afat të caktuar në të pacaktuar, pengohet nga deputetët e VMRO–DPMNE-së. Akuza erdhi nga deputetët socialdemokratët pas vënies në rend dite të propozim ligjit në komisionin për arsim dhe shkencë.
Deputeti i shumicës Darko Kaevski tha se cak i deputetëve të VMRO – DPMNE-së janë ligjet në interes të qytetarëve sikurse ndërtimi i qendrës së re klinike si dhe ligji për benifitet deri në 20 mijë euro për pjesëtarët e armatës pas pensionimit të tyre.
“Deputetët e partisë opozitare janë kundër ligjit të ri për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionistë në shkollat fillore dhe të mesme, me të cilin korrigjohet padrejtësia ndaj mbi 4 mijë e 700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionistë të cilët ende nuk kanë krijuar marrëdhënie pune për kohë të pacaktuar. Gjithçka që është në interes të qytetarëve, është objekt bllokimi të deputetëve të VMRO–DPMNE-së.”,- tha deputeti i LSDM–së, Darko Kaevski.
Nga VMRO –DPMNE përgënjeshtruan akuzat e tilla dhe ftuan LSDM-në të mos politizojë propozimet ligjet që u dakorduan në takimin e fundit Zaev–Mickovski. Sipas tyre, deputetët e dy partive duhet së bashku të përpilojnë propozim ligjet.
“Do të duhet të ulemi dhe së bashku të formojmë propozime konsensuale, të cilat para së gjithash do të jenë në interes të qytetarëve. LSDM, përkundër dakordimit, në vend se të sigurojë atmosferë të bashkëpunimit, ata merren me akuza ditore për të mbuluar paaftësinë e tyre për zbatimin e reformave thelbësore dhe projekteve kapitale.”,- theksoi deputetja e VMRO–DPMNE-së, Dafina Stojanovska.
Nga VMRO–DPMNE thonë se neni 148 i rregullores mundëson çdo grup parlamentar të dorëzojë vërejtjet dhe të përpilohet raport që të vendoset në rend dite propozim ligji për arsim, por edhe ligjet e tjera.
Nga VMRO–DPMNE thonë se s’do lejojnë miratim të ligjeve ku përmbushen interesat dhe krimet personale e partiake, ndërkohë që s’kanë lidhje me reformat dhe realitetin.
MERAL ISMAILI
