Maqedoni

Kovid-19, 19 të vdekur, 27 të infektuar e 192 të shëruar

17.05.2021 18:02

24 orët e fundit kanë sjellë edhe 19 të vdekur në vend, të cilët kanë qenë të prekur me Kovid-19...

Nga ana tjetër vazhdon të ulet numri i të infektuarve. Nga 1314 të testuar vetëm 27 kanë rezultuar pozitiv, derisa 192 pacientë janë shëruar.

Aktualisht numri i të infektuarve në vend është ulur në 3452 të infektuar nga gjithsej 154 mijë e 725, të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Prej tyre 146 mijë e 43 tanimë janë shëruar, derisa 5 mijë e 230 persona të prekur nga Kovid-19 e kanë humbur jetën.