Femrat sipërmarrëse, mund të ulin papunësinë

28.11.2014 19:22

Sipërmarësia e femrave ka mundësi që nga bizneset mikro dhe të vogla, ta rrisë numrin e të punësuarve......

Kjo është e mundur nëpërmjet takimeve më të shpeshta në nivel rajonal, ku mund të vendosen partneritete të reja dhe shfrytëzimit të konsulentëve botëror për shërbime dhe programe kreditore.

Kështu u tha në konferencën e parë rajonale për sipërmarësi të femrave. Sipërmarëset nga Maqedonia, tanimë kanë nënshkruar 15 marrëveshje për bashkëpunim me koleget e tyre nga vende të ndryshme.

“Ideja është që të bëjmë platformë e cila do ta promovojë sipërmarësinë e femrave, posaçërisht në pjesën e internacionalizimit të bizneseve të femrave, që të gjejnë tregje të reja, të gjejnë partnerë afarist jashtë Maqedonisë, me çka do të kishim krijuar kontakte, të cilat do të na ndihmojnë në procesin e veprimit”- deklaroi Gabriella Kostovska nga Fondacioni për Menaxhment dhe Hulumtim Industrial.

Sipas kryetares së Asociacionit të Femrave, Valentina Disoskas, femrat janë më të guximshme të hapin biznese të reja, por vetëm në rangun e sipërmarësisë mikro dhe të vogla, me numër të vogël të të punësuarve.

“Kemi shënuar rritje të dukshme dhe mund të themi se në krahasim me periudhën e para 10 viteve, kur kishim vetëm 4% sipërmarëse femra, tash kemi 30% nga gjithsej numri i kompanive”- tha kryetarja e Asociacionit të Femrave, Valentina Disoska.

Për përkrahjen e sipërmarësisë së femrave në Maqedoni, Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim ,nga muaji shkurt do të hapë linjë të re kreditore.

Në konferencën e sotme kanë marrë pjese 50 femra sipërmarëse nga Maqedonia, Serbia Bulgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Rumunia. (Besim Abdullai, TVM2)