Maqedoni

Parashikimi i motit

18.05.2021 09:02

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare ndërsa përkohësisht e përforcuar, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor dhe në të tjerat nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 13 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 19 deri 27 gradë celcius.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe me shi të përkohshëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 12, ndërsa ajo maksimale deri në 24 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil.