Maqedoni

Qeveria, pritet vendimi për vazhdimin e masave kufizuese

18.05.2021 10:27

Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën do të vendosë rreth propozimet të Komisionit për Sëmundje Infektive...

Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën do të vendosë rreth propozimet të Komisionit për Sëmundje Infektive, që ora policore dhe masat tjera kufizuese të vazhdohen deri më një qershor.
 
Komisioni për Sëmundjet Infektive në takimin e djeshëm e miratoi propozimin për mbetjen në fuqi të masave ekzistuese edhe pse gjendja me pandeminë po shkon drejtë stabilizimit. Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 27 raste të reja me Covid, nga 1314 teste. Ndërkohë vazhdon edhe vaksinimi anti Covid në vend. Për sot është paraparë të vaksinohet presidenti, Stevo Pedarovski. Siç njoftojnë nga Presidenca, vaksinën Pendarovski do ta pranojë në ora 14:00, në pikën e vaksinimit në sallën e sportit të shkollës së mesme “Pero Nakov” në Kumanovë. Ndërsa në pikën e vaksinimit në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup do të vaksinohen disa anëtarë të Qeverisë në mesin e të cilëve zëvendëskryeministrat Famit Bytyqi dhe Nikolla Dimitrov, si dhe ministrat Bojan Mariçiq, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, Bujar Osmani dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.
 
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbrëmë kanë arritur 9.360 vaksina Pfizer, 4.680 prej tyre nga kontrata direkte me kompaninë Pfizer/BioNTec. Gjatë 24 orëve të fundit, në qendra Covid në Shkup janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj për shkak të komplikimit nga Covid 19. Me këtë numër, numri i përgjithshëm i pacientëve që mjekohen në Shkup, arrin në 193 pacient.