Botë
Lipjan, kapen 400 kilogram kokainë
18.05.2021 11:45
Policia e Kosovës ka konfiskuar 400 kilogramëve kokainë në qytetin e Lipjanit....

Policia e Kosovës ka konfiskuar 400 kilogramëve kokainë në qytetin e Lipjanit. Siç ka bërë të ditur Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, konfiskimi është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.
“Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25.925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llaptop, katër DVR dhe një Hard Disc”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia e Kosovës.
