Botë
OBSh: Covid-19 është larg fundit
18.05.2021 14:48
Edhe pse infeksionet globale dhe nivelet e vdekjeve janë në rënie, OBSH paralajmëroi se pandemia e COVID-19-ës nuk ka mbaruar...

Edhe pse infeksionet globale dhe nivelet e vdekjeve janë në rënie, OBSH paralajmëroi se pandemia e COVID-19-ës nuk ka mbaruar. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vendet e pasura me nivelet më të larta të vaksinimit duket se mendojnë se pandemia ka marrë fund, por situata në disa vende të tjera është ende shumë shqetësuese. Tedros tha që prodhuesit e vaksinës AstraZeneca kanë rritur vazhdimisht shpejtësinë dhe fluksin e sasive të dërguara, por edhe prodhuesit e tjerë duhet të ndjekin të njëjtin shembull.
“Pandemia COVID-19 është larg fundit dhe nuk do të mbarojë nëse nuk merr fund gjithandej. Na duhen doza menjëherë dhe u bëjmë thirrje që të sjellin furnizime sa më shpejt të jetë e mundur.”,- tha drejtori i OBSH-Së, Tedros Gebrejesus.
Biden: 20 milionë doza të vaksinave Covid-19 për botën
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë 20 milionë doza shtesë të vaksinave COVID-19 për botën në gjashtë javët e ardhshme.
“Ne e dimë që Amerika nuk do të jetë kurrë plotësisht e sigurt derisa pandemia që po ndizet globalisht të jetë nën kontroll. Dozat do të vijnë nga prodhuesi ekzistues i SHBA-ve i rezervave të vaksinave Pfizer, Moderna ose Johnson & Johnson.”,- tha presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.
Njoftimi vjen pas angazhimit të mëparshëm të administratës së Biden për të ndarë rreth 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, e cila nuk është ende e autorizuar për përdorim në SHBA, deri në fund të qershorit. SHBA janë përballur vazhdimisht me presion për të ndarë më shumë nga rezervat e tyre të vaksinave për botën pasi interesi për vaksinat është zbehur në vend.
:
REJHANE BUSHI METAJ
