Maqedoni

Turizëm të sigurt në kohë pandemie, promovohet platforma “Safetravels”

18.05.2021 15:29

Përmes platformës safetravels.gov.mk, hotelet, restorantet, agjencitë turistike....

Përmes platformës safetravels.gov.mk, hotelet, restorantet, agjencitë turistike, ciceronët dhe persona të tjerë juridikë dhe fizikë do të mund të pajisen me vulën për turizëm të sigurt (Safe travels stamp). Në promovimin e kësaj platforme ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se përmes kësaj platforme subjektet e caktuara që presin turistë do të informohen rreth protokolleve dhe njëkohësisht do të mund të aplikojnë për të marrë vulën e sigurisë.
 
“Bëjmë thirrje deri tek i gjithë sektori i gastronomisë dhe hotelerik në RMV që pikërisht të shfrytëzojnë këtë mundësi që ta posedojnë edhe atë vulën e sigurisë dhe në atë mënyrë të përkujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e turistëve vendorë, por edhe të turistëve të huaj.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
“Dua t’i falënderoj institucionet që e bënë hapin e parë në njohjen zyrtare të standardeve botërore të sigurisë për turizmin, përpjekjet e institucioneve dhe sektorit privat. Maqedonia e Veriut tani është në hartën e shteteve për të cilat Këshilli Botëror për udhëtime dhe turizëm ka dhënë vulë të sigurisë.”,- tha ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sibel Zuter Tejada. 
 
“Në vitin 2020 e treguam se edhe vendi ynë ka destinacione që mund t’i ofrojë për turistët vendas, 2021 është viti ku veç më agjencia jonë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit nga muaji prill me strategjinë e planifikuar ka vendosur të reklamohet në rajon dhe në disa tregje strategjike që presim të rrisin numrin e turistëve në vend.”,- u shpreh drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski.
 
Platforma SAFE TRAVELS është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe odat ekonomike. Ministri Bekteshi gjithashtu njoftoi se tashmë është përgatitur shpallja për vauçerët për turizëm vendor dhe gjatë kësaj jave do të publikohet.


ZEKIRJA MEXHITI