Covid-19, 2 viktima dhe 83 raste të reja, qindra të shëruar
18.05.2021 16:25
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin....

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.704 teste të kryera janë regjistruar 83 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 40 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 259 pacientë.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur dy pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.804 raste, prej të cilëve 146.302 janë shëruar, kurse 5.232 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 3.270 raste aktive me virusin korona.
