Komisioni për Shkarkimin e Ilir Metës, 18 maji - afati i fundit, Metës edhe një mundësi
18 maji duhet të ishte afati i fundit i Ilir Metës.....

18 maji duhet të ishte afati i fundit i Ilir Metës për t’u paraqitur në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij. Por, edhe pse ai e ka refuzuar kërkesën, Komisioni i ka dhënë dhe një mundësi të fundit presidentit për t’u dëgjuar.
Anëtarët e Komisionit e cilësuan puç shteti, qëndrimin e presidentit Meta, i cili nuk e njeh parlamentin aktual si të ligjshëm.
Më herët, presidenti Meta i ktheu përgjigje kuvendit lidhur me refuzimin e ftesës për t’u paraqitur në seancë, duke e cilësuar ngritjen e Komisionit si shkelje të Kushtetutës. Në fund të letrës, kreu i shtetit konfirmoi edhe njëherë vendosmërinë për të qëndruar në krye të shtetit deri në përfundim të mandatit të tij, më 24 korrik 2022. (Luljeta Ndoka, TVM2)
