RMV shpall person non-grata një diplomat rus, Pendarovski: Ka arsye për një vendim të tillë
Një diplomat rus është shpallur person non-grata...

Një diplomat rus është shpallur person non-grata dhe duhet ta lëshon vendin. Gjatë ditës së premte në Ministrinë e Punëve të Jashtme ishte ftuar ambasadori rus në vend, Sergej Baznikin, që t’i konfirmohet se njëri prej diplomatëve në Ambasadën ruse në Shkup është shpallur si person i padëshiruar.
Arsyetimi i këtij vendimi ishte se diplomati rus nuk është sjellë në bazë të përputhshmërive të vendit nikoqir dhe se ky vendim është sjellë në bazë të rregullores së konventës së Vjenës për punë diplomatike.
“Më 14 maj 2021 në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është ftuar ambasadori i Ambasadës së Federatës ruse, të cilët i është dorëzuar notë në bazë të së cilës i sugjerohet diplomati të caktuar që ta lëshojë hapësirën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një afat prej 7 ditëve.”,- pohojnë nga MPJ.
Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski, për këtë rast ishte njoftuar para disa ditëve, por ai nuk deshi të futet në arsyet e vendimit dhe të njëjtat arsye i quajti sensitive, por pohoi se rasti është dokumentuar nga organet përkatëse.
“Nga ajo që kisha mundësi ta shoh, rasti ishte i dokumentuar nga organet përkatëse dhe nuk bëhej fjalë për improvizim, por për shkak të natyrës së problemit nuk kisha dashtë më shumë të flas. Ai ka një afat për ta lëshuar vendin dhe ai afat është 7 ditë, por para së gjithash për këtë afat u morën për bazë aspekti njerëzor dhe jo vetëm për konventën diplomatike, sepse ata persona kanë familje dhe nuk është humane që të njëjtin menjëherë brenda natës ta largojmë nga vendi, kjo nuk është humane.”,- tha kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
Edhe nga Ambasada ruse konfirmojnë se një diplomat i kësaj ambasade nga MPJ e RMV është shpallur person non-grada.
Moska zyrtare po e shqyrton mundësin për masa të reciprocitetit, por ky është rasti i parë me ambasadën ruse në vend, kur bëhet fjalë për qëndrim nga Qeveria në përputhshmëri për aspektin e sigurisë të organeve të sigurisë së vendit, për mbrojtjen e sovranitetit të vendit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
