Dita më vrastare në Gaza, Izraeli refuzon thirrjen e Bidenit për armëpushim
Benjamin Netanyahu ka refuzuar thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden...

Benjamin Netanyahu ka refuzuar thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden, për armëpushim teksa Izraeli vazhdoi bombardimet mbi qytetin e populluar të Gazës, duke thënë se ka vrarë 150 terroristë.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se mbështet arritjen e armëpushimit pas tetë ditëve të dhunës në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza. Biden i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar me Egjiptiin dhe shtetet tjera për të ndalur armiqësitë.
Konflikti tanimë është në javën e tij të dytë, me pak shenja të përfundimit. Izraeli ka kryer sulme tjera ajrore ndaj Gazas në orët e hershme të së martës. Ushtria e tij ka thënë se dhjetëra raketa janë nisur drejt territorit izraelit gjatë një nate më parë.
Të paktën 212 persona, përfshirë gati 100 gra dhë fëmijë janë vrarë në Gaza sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Në Izrael, 10 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë po ashtu, ka thënë shërbimi shëndetësor i këtij shteti.
Të martën, Izraeli ka thënë se të paktën 150 militantë janë në mesin e të vrarëve në Gaza. Hamasi, grupi militant palestinez që udhëheq këtë territor, nuk ka ofruar të dhëna për viktimat. Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të hënën, Biden “ka inkurajuar Izraelin që të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”.
