Maqedoni
Përforcim i të drejtave të fëmijëve përmes "Fëmijës ombudsman"
29.11.2014 15:03
Koalicioni i organizatave të të rinjve "SEGA" në kuadër të projektit "Implementimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni"...

Koalicioni i organizatave të të rinjve "SEGA" në kuadër të projektit "Implementimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni" tre vite me radhë organizon në Strugë trajnim për 15 Fëmijët ombudsmanë të zgjedhur të rinj nga shkollat e mesme nga Manastiri, Ohri, Struga, Shtipi dhe Gostivari.
Në trajnim, fëmijët do të fitojnë njohuri për Konventën për të drejtat e fëmijëve dhe se si t'i informojnë moshatarët e tyre për denoncim të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në shkollat e tyre. Përmes shembujve të shkeljes së të drejtave të fëmijëve, procedura për dorëzim të ankesës do t'u prezantohet funksioni i tyre i ri si fëmijë ombudsmanë nëpër shkolla.
Gjithashtu përmes këtij trajnimi fëmijët ombudsmanë do të edukohen për Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve (UNCHC) dhe do të mund të konfirmohen mënyrat e bashkëpunimit, si dhe funksionimi me Avokatin e Popullit të R. Maqedonisë i angazhuar për të drejtat e fëmijëve.
Njëkohësisht përmes këtij trajnimi, fëmijët ombudsmanë do të fitojnë edhe dijeni se si t'i edukojnë moshatarët e tyre për denoncim të shkeljes së të drejtave të fëmijëbe në shkollat e tyre.
Modeli i fëmijës ombudsman i cili funksionin në 10 skolla fillore në Maqedoni është i vetmi në Evropën Juglindore dhe paraqet vegël e shkëlqyeshme institucionale për transmetim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shkolla.
Në vitin 1993 Republika e Maqedonisë e ratifikoi Konventën për të drejtat e njeriut dhe me këtë u zotua të bëjë përpjekje për realizim të suksesshëm të obligimeve nga e njejta, ndërsa në vitin 2002 R.
Maqedonisë u bë nënshkruese e Konventës për ndalesë dhe eliminim të llojeve më të këqia të punës së fëmijëve e miratuar nga ana e Organizatës Botërore të Punës në të cilën u potencuan llojet më të këqia të punës së fëmijëve dhe obligimet për shtetet nënshkruese që duhet t'i ndërmarrin për parandalim të keqpërdorimit të punës së fëmijëve./MIA
