Maqedoni

Parashikimi i motit

19.05.2021 09:02

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm me diell por herë pas here do të ketë edhe reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 21 deri 29 gradë celcius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijëd eri 27 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, i freskët me reshje të shiut. Në fundjavë pritet të ketë diell dhe të jetë më nxehtë.