Maqedoni

Bruksel, Borell takon lideret e Ballkanit Perendimor

18.05.2021 19:15

Kryeministri Zoran Zaev sot udhëtoi në Bruksel me ftesë të Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian...

Kryeministri Zoran Zaev sot udhëtoi në Bruksel me ftesë të Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Josep Borrell, i cili organizoi një darkë të përbashkët pune me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim diskutohen çështjet aktuale nga rajoni në kontekstin e pranimit të vendeve në BE.  Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Josep Borrell, tha se qëllimi ynë kryesor është të bisedojmë me partnerët tonë rajonal, si mundemi më mirë të bashkëpunojmë për të ardhmen e përbashkët. Ai Konsideron se Ballkani Perendimor është një nga prioritetet kryesore të BE së. 
 
"Qëllimi ynë kryesor është të bisedojmë me partnerët tonë rajonal, të dëgjojmë pikpamjet e tyre, ti kuptojmë brengat e tyre, ti kuptojmë idetë e tyre dhe të bisedojmë si mundemi më mirë të bashkëpunojmë për të ardhmen e përbashkët. Shpresoj se kjo do të na mundësoj që  më mirë ta kuptojmë dinamikën e rajonit dhe siç thashë së bashku të bashkëpunojmë të përballemi bashkarisht me këto sfida gjeostrategjike. Konsiderojmë se Ballkani Perendimor është një nga prioritetet kryesore të BE së.", tha Josep Borrell, zëvendës presidentit të Komisionit Evropian.