Maqedoni

Në nëntë muajt e parë më pak viktima në aksidentet e trafikut se vitin e kaluar

29.11.2014 15:07

Numri i kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafik me pasoja më të rënda në nëntë muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën...

Numri i kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafik me pasoja më të rënda në nëntë muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është zvogëluar, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska e cila në Autokomandë mori pjesë në Auto Reli Gazë Babë 2014.
 
“Në vitin 2014 janë evidentuar 2.952 fatkeqësi komunikacioni me pasoja të rënda, me ç'rast 104 persona kanë humbur jetën, ndërsa 4.775 kanë përfunduar të lënduar. Në krahasim me këtë vit në 2013 ka pasur 3.140 aksidente, por me 139 viktima”, ka theksuar Jankullovska.
 
Ajo ka bërë thirrje që të respektohen rregullat në komunikacion me qëllim të rritjes së sigurisë.
 
Auto Reli Gazi Babë 2014 e organizojnë AKK "Primo" dhe Komuna Gazi Babë dhe organizohet për herë të tretë. Sot në sheshin në Autokomandë janë ekspozuar edhe automobila të vjetër./MIA