Maqedoni
Bruksel, borell takon lideret e Ballkanit Perendimor, Zaev: Bisedimet të fillojnë, s’duhet patur vonesa
19.05.2021 09:18
Në takimin e mbrëmshëm në Bruksel mes përfaqesuesit të larte të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme...

Në takimin e mbrëmshëm në Bruksel mes përfaqesuesit të larte të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme Jozef Borell me liderët e Ballkanit perendimor janë diskutuar çeshtjet aktuale nga rajoni në kontekstin e pranimit të vendeve në BE.
Qëllimi kryesor është që me partnerët rajonal të bisedohet për mënyrat më të mira të bashkepunimit për të ardhmen e përbashkët, ka deklaruar mes tjerash Borell. Ai konsideron se Ballkani Perendimor është një nga prioritetet kryesore të BE së.
Ndërkohë kryeministri Zaev, i kërkoi BE-së të përmbushë premtimin dhe të fillojë pa vonesa negociatat e pranimit me RMV-në në gjysmën e parë të këtij viti. Ai tha se vinte në Bruksel me mesazhe që udhëheqësit e institucioneve të BE-së i dinë, i kuptojnë dhe i miratojnë dhe shtoi se tani është koha që BE të realizojë atë që premtoi pa vonesë. Kryeministri Zaev specifikoi se ai pret një vendim për të miratuar kornizën negociuese, duke mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare gjatë presidencës portugeze të bllokut.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj. Komisioni e njohu përparimin në raportet e tij dhe ua bëri të qartë shumë udhëheqësve të vendeve anëtare se vendi (ynë) ka një rekomandim të pakushtëzuar për të filluar negociatat. Përfaqësuesit e BE e dinë dhe e kuptojnë që identiteti ynë maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe nuk mund të jenë snjëherë temë për negociata.”, tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
