Kulturë

RMV nuk hyri në finalen e “Eurosong 2021”, 10 vende morën biletat për spektaklin e së shtunës

19.05.2021 11:26

Pas anulimit të një viti më parë për shkak të pandemisë, mbrëmë, Festivali Europian i Këngës...

Pas anulimit të një viti më parë për shkak të pandemisë, mbrëmë, Festivali Europian i Këngës, u rikthye me të gjithë shkëlqimin e tij në një edicion nën kushte të rrepta sigurie për shëndetin e pjesëmarrësve. Rreth 3 500 persona, me test negativ anti-Covid, por pa maska, ishin pjesë e natës së parë të Festivalit Europian të Këngës në Roterdam.
 
Vaksinimi mundësoi lehtësimin e masave shëndetësore dhe Holanda autorizoi zyrtarisht pjesëmarrjen e publikut në fund të prillit. Delegacionet janë gjithashtu subjekt i rregullave të rrepta, që përfshijnë ndarjen e rreptë nga publiku dhe detyrimin për t’u testuar për COVID-19 çdo 48 orë. Për spektatorët e mësuar të shohin një valë flamujsh dhe artistë nga e gjithë bota duke përqafuar njëri-tjetrin, edicioni 2021 ishte disi më ndryshe. Shumica e kandidatëve, nga 39 vende, udhëtuan në Roterdam, Austria mori pjesë përmes videos së pararegjistruar.
 
Mbrëmë, u mësuan edhe 10 kualifikuesit e parë për Finalen e Madhe të së shtunës. Ata janë Azerbajxhani, BelgJika, Qipro, Izraeli, Lituania, Malta, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe Ukraina. Dhe, sigurisht, me gëzimin vjen edhe një zemërim i vogël për ata që nuk kualifikuan: Australia, Kroacia, Irlanda, Rumania, Sllovenia dhe Padyshim Maqedonia e Veriut që shënoi edhe një vit dështimi për të hyrë në finale e madhe, pas dy viteve të fundit konkurruese mjaft  të suksesshme. Vasili intepretoi në mënyrë të shkëlqyer këngën “Here i Stand”, por jo mjaftueshëm sa për të fituar votat e nevojshme për finale e  së shtunës.
 
Rezultati Gjysmë-Final u përcaktua përmes një kombinimi të jurisë dhe televotave. Të enjten garon edhe Anxhela Pelisteri që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma”, po për shkak të shortit jo të favorshëm, shikuesit e TVM2 nuk do të mund të votojnë për të enjten, gjithsesi që do mbesim deri në fund duke i dëshiruar fat. 
 
BELINDA KOKA ADEMI