Kulturë

Protestojnë artistët e estradës, marrëveshja e lidhur me qeverinë është ndryshuar

19.05.2021 13:43

6 shoqata muzikore protestuan për ndarjen e përkrahjes financiare të artistëve të estradës dhe kërkuan ndryshimin e kritereve të thirrjes publike.....

6 shoqata muzikore protestuan për ndarjen e përkrahjes financiare të artistëve të estradës dhe kërkuan ndryshimin e kritereve të thirrjes publike. Ndihma e premtuar financiare prej 42 mijë denarësh, u ndryshua nga Qeveria e cila do të ndajë ndihmë prej 30.750 denarë vetëm për muzikantët që janë anëtarë të grupeve dhe që kanë realizuar të ardhura neto prej 15 mijë denarësh gjatë vitit 2020. Sipas tyre, kjo ndihmë në kushte të pandemisë është e papranueshme dhe në kundërshtim me marrëveshjen e kontraktuar. 
 
“Disa nga gjërat që ishin veç më të determinuara dhe të përfunduara në fund i lexuam se janë ndryshuar, në kundërshtim me atë për çfarë jemi marrë vesh. Këtu ne tërheqim vijën e kuqe, sepse kjo gjë ka humbur kuptimin, pasi me të gjitha marrëveshjet, ne nuk arritëm epilog që do të ishte i pranueshëm për anëtarësinë tonë.”,- deklaroi artisti, Trajko Simonovski.
 
Trupi koordinues thotë se nëse marrëveshja nuk ndryshohet do të vazhdojnë me protesta edhe javën e ardhshme. 
 
FLUTURA LATIFI