Botë

Covid-19, mbi 1.5 mld vaksina janë administruar në botë

19.05.2021 18:07

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 1.5 miliardë doza të vaksinës...

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 1.5 miliardë doza të vaksinës anti Covid. Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me 421 milionë doza, pasuar nga SHBA-ja me mbi 273.5 milionë doza.

India ka administruar rreth 183.8 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar rreth 56.9 milionë dhe Brazili rreth 53.6 milionë. Më pas vijon Gjermania me rreth 40.8 milionë doza, Franca me rreth 29.1 milionë dhe Italia me 27.9 milionë. Lista vazhdon me Turqinë, e cila ka administruar mbi 26.6 milionë doza,e ndjekur nga Rusia, Meksika dhe Indonezia.

Vendi me më shumë doza të administruara në bazë të popullsisë është ishulli Seychelles i Afrikës Lindore, me 133.77 doza në 100 njerëz. Imunizimi po  lehtëson masat në shumë vende.

Pas shumë muajsh të mbyllura, Franca rihapi në tërë territorin e  saj këtë të mërkurë restorantet, dyqanet dhe hapësirat kulturore.

Franca është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë  me mbi 5.9 milionë. Më shumë se 20 milionë njerëz tani kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa 9 milionë i kanë marrë të dyja dozat.

GYLTENE SINANI