Basketboll

Kthim i shkëlqyeshëm i Uestbrukut, Brajant nuk shënoi për fitore

29.11.2014 16:12

Rasell Uestbruk është kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në parket, duke luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme...

Rasell Uestbruk është kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në parket, duke luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme, në fitoren bindëse të Okllahomës kundër Nju Jorkut, të korrur me 105:78.
 
Organizatori i “tanderave”, pasi kishte dëmtuar këmbën, mungoi nga parketet një kohë të gjatë, por me kthimin e tij, ishte fantastik dhe në fitoren e thellë, kontriboi me 32 pikë, shtatë kërcime e tetë asiste, shifra këto që I arriti për vetëm 23 minuta lojë. 
 
Los Anxhellos Lejkersat kishin avantazhin pothuajse gjatë të gjithë ndeshjes kundër Minesotës, por në fund u desht të pajtohen me humbjen prej 120:119. Kobi Brajant, ishte preciz në dhjetë nga gjithsej 18 orvatjet në këtë ndeshje, por nuk arriti të shënoj në gjuajtjen e fundit dhe vendimtare, me ç`rast skuadra e tij përjetoi disfatë të re, në një nga fillim sezonet më të dobëta në histori. 
 
Nga sfidat tjera, veqojmë fitoren e Dallasit në derbin kundër Torontos si dhe triumfin e Klipersave, në derbin e Perëndimit ndaj Hjustonit.
 
MUSTAFA ADEMI