Formula 1

Vettel nis me punë te Ferrari

29.11.2014 16:14

Pasi vizitoi skuadrën e tij të re gjatë provave në pistën e Abu Dhabit, Sebastian Vettel ka nisur menjëhere punën me Ferrarin...

Piloti gjerman ka zhvilluar testet e para me makinën, që do të garojë duke nisur nga Botërori 2015 I Formula 1.

Në cirkuitin e Maranelos, ish-kampioni i botës zhvilloi disa xhiro për të njojhur më mirë makinën Ferrari, duke kthyer optimizmin te tifozët e rinj me rezultatet e regjistruara në pistë.

Sebastian Vettel shihet si piloti që do të kthejë te titulli kampion Ferrarin, teksa në sezonin e ardhshëm do të garojë përkrah Kimi Raikonen.

Gjermani, te Skuderia Ferrari erdhi pas gjashtë sezoneve fantastike te Red Bulli, ku arriti të shpallet katër herë rresht kampion I botës, ndërsa sezonin e fundit kishte dështuar, duke ngecur ndaj kampionit të ri Luis Hamilton dhe kolegut të tij, Niko Rosberg. 

MUSTAFA ADEMI