Maqedoni
Covid-19, bie numri i rasteve të reja dhe i viktimave
20.05.2021 10:24
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në periudhën prej 10 deri më 16 maj të vitit 2021,janë regjistruar 674 raste të reja pozitive....

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në periudhën prej 10 deri më 16 maj të vitit 2021,janë regjistruar 674 raste të reja pozitive nga 31 qytete të vendit me rënie prej 48,3 për qind krahasuar me javën e kaluar. Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e Covid-19 ose përdorimit të algoritmit të ri, 2.646 persona të cilët u shtruan në spital ose u trajtuan në shtëpi fituan statusin e të “shëruarit”, rënie prej 36 për qind krahasuar me javën e kaluar. Ndërkaq, 65 vdekje u lajmëruan nga 15 qytete, 38,1 për qind më pak se javën e kaluar.
Mbi 196 mijë qytetarë të vaksinuar në RMV
Ndërkohë në pikat e imunizimit kundër Covid-19 në të gjithë territorin e vendit deri dje janë vaksinuar 196.119 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 232.485 vaksina, 36.366 prej të cilave paraqesin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa më faqen vakcinacija.mk janë paraqitur 384.706 qytetarë të interesuar për vaksinim kundër virusit korona. Ministri Filipce kërkon edhe pak durim për lehtësimin e masave derisa imunizimi të japë rezultate. Durim kërkoi edhe nga gazetarët. U kërkoi të vazhdojnë të bëjnë kujdes edhe një javë, atëherë do të vijnë në radhë për tu vaksinuar.
Ata që morën lajm të mirë, janë organizatorët e dasmave. Po punohet për protokollet për lejimin dasmave por vetëm në ambient të hapur. Ndërkohë para spitalit modular në kuadër të Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, sot pritet pranim-dorëzimit të donacionit të testeve. Testet janë donacion nga Gjermania, ndërkaq ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe do t’ia donojë ambasadorja e Gjermanisë në vend, Anke Hollshtajn.
