Maqedoni

Incidenti i 12 majit në Shkup, ndërroi jetë i plagosuri, Ergin Iseni

20.05.2021 10:38

Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave 24-vjeçari, Ergin Iseni...

Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të Shkupit.
 
Përleshja  e armatosur ndodhi mbrëmjen e 12 majit në Butel ku mbeti i vrarë në vend 43-vjeçari, Kamber Idrizi, ndërsa lëndime të rënda mori nipi i tij, Ergin Iseni, ku ndërroi jetë sot në spital. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit atë natë janë shtënë më shumë se 80 plumba, 6 prej të cilëve kishte marrë edhe 24-vjeçari, Iseni.