Maqedoni
Dedaj flet pas shkarkimit nga Osmani: Këtë ma kishte bërë vetëm Millosheviqi
20.05.2021 11:04
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj...

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, ka akuzuar rëndë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e cila mbarmë e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.
Lidhur me këtë vendim, Dedaj e ka quajtur Vjosa Osmanin, ”presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin Lenka Çuko, e njohur si një prej figurave qëndrore të pushtetit komunist në Shqipëri. ”Kosovën e duam shumë, për Kosovën kemi bërë çdo gjë”. Mes tjerash Dedaj u shpreh se Osmani ka nisur një grushtshtet dhe po bën diskriminim dhe krim të paparë ndaj tij siç e quan ai sikurse Sllobodan Milloshqviqi kur i kishte vrarë familjen. ”Kemi sakrifikuar çdo gjë, por është me rëndësi të themi se do të qëndrojmë vertikalisht siç kemi qëndruar në të gjitha stuhitë, edhe gjatë regjimit të Millosheviqit edhe gjatë luftës, edhe tash edhe deri në vdekje”.
”Në fakt, presidentja e kontrabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike”, ka thënë Dedaj.
