Botë

Britania e Madhe nis provën për vaksinën përforcuese anti-Covid-19

20.05.2021 11:59

Britania e Madhe ka nisur provën e parë klinike në botë për të parë nëse një dozë përforcuese...

Britania e Madhe ka nisur provën e parë klinike në botë për të parë nëse një dozë përforcuese e vaksinës mund të mbrojë njerëzit kundër COVID-19 dhe varianteve të tij.
 
Shtatë vaksina ekzistuese do të testohen në provën Cov-Boost, për të parë se cilat prej tyre mund të përdoren në çdo program të vaksinimit të ardhshëm të vjeshtës. Rreth 2 886 persona të moshës 30 vjeç e më lart po rekrutohen në 18 qendra të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar nga Londra në Glasgow, me vaksinat e para përforcuese që do të administrohen në fillim të qershorit. Shkencëtarët dëshirojnë që të regjistrohen personat që morën dozën e tyre të parë të Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca në dhjetor ose janar dhe shpresojnë që personat e moshës 75 vjeç e lart të paraqiten gjithashtu. Studimet laboratorike do të kontrollojnë reagimin e tyre ndaj varianteve që qarkullojnë në Britaninë e Madhe, përfshirë ato nga India dhe Afrika e Jugut.
 
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve me koronavirusin në mbarë botën ka shkuar në mbi 165 milionë. SHBA-ja mbetet shteti me më shumti të infektuar, me mbi  33 milion raste, pasuar nga India me mbi 25 milion dhe Brazili me mbi 15 milion raste. Ndërkohë që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 3,42 milionë njerëz, kurse rreth 144 milionë janë shëruar.