Maqedoni
Spasov: Kompensimi në rast vdekje, kryhet me rregull
29.11.2014 16:32
Ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov, i demantoi informacionet se për shkak të programit të ri qeveritar të rekreacionit për pensionistët...

Ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov, i demantoi informacionet se për shkak të programit të ri qeveritar të rekreacionit për pensionistët, nuk paguhet kompensimi për të afërmit e të vdekurit.
“Nuk është e saktë se për shkak të shfrytëzimit të rekreacionit falas, Ii meren mjete atyre pensionistëve të cilët e kanë shfrytëzuar këtë shërbim. Bëhet fjalë për tentim për t`u hedhur pluhur në një projekt pozitiv që e realizon Qeveria ndër vite”, deklaroi ministri I Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Njeriu i parë i Ministrisë për punë dhe politikë sociale sqaroi se Fondi pensional invalidor, jep ndihmë financiare në vlerë prej 30.000 denarëve të afërmve të familjes, në rast vdekje.
Sipas Spasov, është e mundur që të paguhen më pak mjete, por vetëm nëse pensionistët duhet të paguajnë ndonjë borxh të caktuar, dhe asesi zëvendësim i kësaj vlere me shërbimin e ofruar për rekreacion.
Deri më tani 27 mij pensionistë e kanë shfrytëyuar këtë shërbim falas ,këtë vit shërbimin do ta shfrytëzojnë 5500 pensionistë dhe ky projekt do të realizohet edhe në të ardhmen.
FLUTURA LATIFI
