Maqedoni

Shkup, shënohet Dita e Zjarrfikësve

20.05.2021 14:08

Brigada e Zjarrfikësve të qytetit shënoi Ditën e Zjarrfikësve, me ç’rast u theksua se angazhimi...

Brigada e Zjarrfikësve të qytetit shënoi Ditën e Zjarrfikësve, me ç’rast u theksua se angazhimi, dëshira për të ndihmuar dhe për të arritur në kohë për të shpëtuar një jetë është historia e secilit prej tyre. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Vlladimir Simonovski, njëherit theksoi nevojën për rritjen e numrit të zjarrfikësve.
 
“Ne nuk jemi të përforcuar si ekip, kemi marrë përforcime nga ushtria, tetë anëtarë që u transferuan në Brigadën e Zjarrfikësve po presim edhe shtatë të tjerë. Me këtë kemi arritur një numër deri në 194 dhe tani kemi filluar të rrisim numrin, ne planifikojmë të arrijmë deri në 235 gjatë vitit 2021, me faktin se do të kemi edhe minusim tjetër deri në fund të vitit për shkak të pensionimit të zjarrfikësve.”,- tha komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Vlladimir Simonovski.
 
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, me këtë rast njoftoi se Brigada e Zjarrfikësve të kryeqendrës deri më 10 qershor do të furnizohet edhe me një shkallë të re.
 
“Pa marrë parasysh se dikush dëshiron ta sulmojë këtë, unë jam krenar që ju jeni ata që vendosët se për çfarë shkalle zjarrfikëse ka nevojë qyteti ynë. Veçanërisht jam i lumtur që vendosëm së bashku që të mos kursenim kur bëhet fjalë për sigurinë tuaj dhe qytetarëve të Shkupit.”,- theksoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
 
Shilegov po ashtu tha se është i vetëdijshëm së në Shkup nevojitet numër më i madh i zjarrfikësve, por ai tha se procesi është ndalur për shkak të gjendjes me pandeminë.


SEDAT SELIMI