Maqedoni
Afera me falsifikimin e pasaportave vepër e opozitës
29.11.2014 16:35
Persona të afërt me opozitën të cilët përpiqen të hapin tema nuk kujdesen të ofrojnë argumente...

Eshtë e gabueshme qasja dhe përpjekja që të inskenohet ndonjë aferë sepse haptas qasja është jo profesionale dhe ai që mundohet ta imponojë temën në opinion nuk e njeh procesin.
Këtë e deklaroi ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska lidhur me shkrimin dhe videon të cilat dje i publikoi një gazetë maqedonase rreth përpunimit të pasaportave.
Ajo tha se MPB si institucion për të gjitha njohuritë e tij ose dëshmitë eventuale qëndron në dispozicion që plotësisht të hetohen dhe të hudhen poshtë cfarëdo qoftë dyshimesh nëse dikush i ka.
“Maqedonia me mbi 20 lloje të ndryshme të elementeve mbrojtëse të nivelit të lartë në dokumentin e udhëtimit bën pjesë në vendet të cilat kanë gjeneratën e dytë të dokumenteve biometrike dhe të cilat kanë dokumente më të sigurta jo vetëm ne Evropë por edhe bnë botë.Praktikisht dokumenti i udhëtimit i RM,mund të aktivizohet vetëm nga personi i cili është pronar i tij, respektivisht të dhënat e të cilit janë të skalitura me laser në faqen polikarbonante të dokumentit të udhëtimit”, shprehet ministrja e puneve te mbrendshme Gordana Jankullovska.
Ministrja Jankullovska tha se ne Maqedoni nuk përpunohen pasaporta, sepse Maqedonia format origjinale i merr nga Gjermania i cili është prodhues i njejtë i banknotës së euros dhe pastaj format e këtilla origjinale personalizohen kështu që nëse dikush tenton të pëërpunojë document i cili i ngjan pasportës maqedonase kjo shuëm lehtë do të verëhej dhe dukej.
Ajo tha se e njejta vlene edhe per vendkalimet kufitare ne Maqedoni, sepse deri me tani nuk eshte evidentuar tentim per ta kaluar kufirin me dokument te falcifikuar i cili shum lehte zbulohet.
Po ashtu asnje shtet ne bote permes sistemit te interpolit nuk ka njoftuar se dokumenti maqedonas eshte i falcifikuar dhe se dikush me dokumentin maqedonas ka tentuar ta kaloje kufirin ne cilin do vend.
Kjo eshte edhe nje konfirmim per sigurine e dokumenteve te cilat i jep Maqedonia nenvizoi Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
