Maqedoni

Kuvend, shqyrtohet pr/ligji për buxhete

20.05.2021 16:41

Kuvendi shqyrtoi propozimin e Qeverisë për miratimin e një ligji të ri për buxhete....

Kuvendi shqyrtoi propozimin e Qeverisë për miratimin e një ligji të ri për buxhete. Sipas propozuesit, pr/ligji i ri për dallim nga ligji aktual i cili daton nga viti 2005, është në hap me trendet e reja, rekomandimet dhe direktivat e BE-së dhe praktikat e mira të institucioneve financiare ndërkombëtare.
 
“Ligji i ri për buxhete përshtatet me konceptin për “financa SMART” përkatësisht ai ka për qëllim që të sigurojë kornizë për politikë fiskale të shëndoshë dhe të parashikueshme si deh rritjen e përgjegjësisë dhe disiplinës buxhetore.”,- tha zëvendësministri i financave, Dimitar Kovaçevski.
 
Për opozitën maqedonase edhe ky projekt ligj është populist dhe nuk do të gjen zbatim.
 
“Ky është edhe një ligj në vargun e ligjeve që miratohen për populizëm dhe që s’do të zbatohen në realitet, pasi qasja e juaj dhe sjellja me ekonominë dhe financat në vend nuk jep siguri se ky ligj do të zbatohet.”,- u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
 
Mirëpo deputetët e shumicës parlamentare konsiderojnë se pr/ ligji sjell risi që rrisin cilësinë në planifikimin dhe menaxhimin e buxheteve, por edhe transparencë më të madhe.   
  
“Për herë të parë vihet regjistri publik i të gjithë subjekteve publike në shtet ku në mënyrë të qartë, decide dhe transparente shihe rezultatet financiare të të gjithë subjekteve juridike të regjistruara në shtet, përfshi edhe komunat. Për herë të parë parashihet edhe Këshill fiskal.”,- u shpreh Dime Velkovski nga LSDM.
 
“Publikisht i ftoj edhe deputetet, gratë, nënat që ta përkrahin buxhetimin në pajtim me përfaqësimin gjinor, i cili do të kontribuon në drejtim të përfaqësimit gjinor për arsye se vetëm kështu do të krijohet një shoqëri e barabartë për të gjithë.”,- theksoi Arta Bilalli Zendeli nga BDI.
 
Me pr/ligjin e ri rregullohen procedurat për përgatitjen, miratimin dhe realizimin e Buxhetit të Republikës dhe buxhetet e njësive vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit si dhe njoftimi për realizimin e tyre. Ligji parasheh rregullat dhe parimet fiskale, formimin e Këshillit Fiskal, planifikimin afatmesëm të buxhetit etj..      
 
SHPËTIM NUREDINI