Maqedoni

Kovid-19, 133 të shëruar, 50 të infektuar e 16 të vdekur

20.05.2021 17:50

Numri i të infektuarve me Kovid-19 në vend vazhdon të ulet...

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste të reja, ndërsa 133 janë shëruar. Në mbarë vendin nga 2.533 teste të kryera janë regjistruar 50 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 26 në kryeqendër.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njëherit njoftojnë se janë shëruar 133 pacientë, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 16 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 154 mijë e 937 raste pozitive, prej të cilëve 146 mijë e 632 janë shëruar, 5 mijë e 265 kanë humbur jetën.

Ndërsa aktualisht në vend janë edhe 3 mijë e 40 raste aktive me Kovid-19.