Botë
Konflikti në Lindjen e Mesme, humbën jetën 230 palestinezë dhe 12 izraelitë. Përpjekjet e SHBA-së për armëpushim, të dështuara. Natanjahu: Do të vazhdoj derisa të arrij qëllimin
20.05.2021 18:20
Përpjekjet e SHBA-së për armëpushim në Lidhjen e Mesme nuk kanë dhënë rezultat...

Sipas Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët amerikanë kanë bërë rreth 60 thirrje me udhëheqësit izraelitë dhe rajonal që të ndalojnë konfliktin, por Netanyahu ka kundërshtuar përpjekjen e Biden dhe zyrtarëve të tij.
"Unë e vlerësoj mbështetjen e Presidentit të SHBA-së për vetëmbrojtjen e Izraelit, por jam i vendosur të vazhdoj këtë operacion derisa të arrihet qëllimi. Qëllimi i operacionit ushtarak në Rripin e Gazës është "të sigurojë paqen e qytetarëve izraelitë.",- tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Pavarësisht se Izraelit thotë se ofensiva do të ndalojë kur të jetë arritur objektivi, Hamasi në anën tjetër parashikon që armëpushimi në Gaza të arrihet brenda një ose dy ditëve.
“Parashikoj që armëpushimi në Gaza të arrihet brenda një ose dy ditëve sepse Izraeli nuk ka fuqi të luftojë në shumë fronte. Tel Avivi është shumë i shqetësuar nga hapja e dyerve të ferrit.",- u shpreh zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Mousa Abu Marzook.
Senatori demokrat në SHBA, Bernie Sanders, i cili ka paraqitur në Senat projektligjin për armëpushim emergjent në Palestinë, iu drejtua administratës Joe Biden dhe disa senatorëve republikanë që të gjykojnë me drejtësi.
“Më tërhoqi vëmendjen një fjali në faqen e dytë të projektligjit. Senati mban zi për ata që kanë humbur jetën për shkak të raketave të Hamasit. Kategorikisht i bashkohem kësaj. Humbja e jetës së 12 izraelitëve të pafajshëm është me të vërtetë tragjedi. Por, a nuk është tragjedi humbja e jetës së 227 palestinezëve, përfshirë 64 fëmijë dhe 38 gra?",- u shpreh senatori i SHBA-ve, Bernie Sanders.
Gjermania nga ana tjetër vlerëson se konflikti mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet negociatave.
“Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve mund të zgjidhet vetëm përmes zgjidhjes së negociuar me dy shtete. Për këtë është punuar shumë pak vitet e fundit. Vendosëm të ndërhyjmë që situate të mos dalë jashtë kontrolli.”,- theksoi kryediplomati gjerman, Heiko Maas.
Sipas të dhënave të OKB-së, nga sulmet ajrore izraelite që filluan më 10 maj në Rripin e Gazës të paktën 75 mijë palestinezë janë zhvendosur,jetën e kanë humbur 230 palestinezë, përfshirë 64 fëmijë dhe 38 gra. Ndërsa nga sulmet e Hamasit jetën e kanë humbur 12 izraelitë.
FARIJE DAUTI BAKIJU
