Botë

Kluge: Vaksinat, efikase kundër të gjitha varianteve

20.05.2021 18:49

Vaksinat e autorizuara anti Kovid funksionojnë kundër të gjitha varianteve shqetësuese...

Vaksinat e autorizuara anti Kovid funksionojnë kundër të gjitha varianteve shqetësuese, ka deklaruar Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge.

“Të gjithë variantet e virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani i përgjigjen vaksinave të miratuara në dispozicion,” ka deklaruar Kluge, sipas të cilit megjithatë progresi ndaj luftës kundër virusit korona mbetet ende  “i brishtë”, prandaj udhëtimet ndërkombëtare duhet të shmangen.

Njëherit bëhet e ditur se variant indian, i cili mund të jetë më i transmetueshëm, është identifikuar në të paktën 26 nga 53 vendet në rajonin e OBSH-së në Evropë. Deri më tani vetëm 23% e njerëzve në rajon kanë marrë një dozë vaksine dhe vetëm 11% kanë marrë të dyja dozat.