Maqedoni

Parashikimi i motit

21.05.2021 09:02

Maqedoninë e Veriut sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh...

Maqedoninë e Veriut sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Era do të jetë në drejtim veriperëndimor dhe verior. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot me diell. 
 
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06°C në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 22°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjajshëm ku paradite do ketë vranësira të ndryshueshme, pasdite kryesisht me diell. Temperatura minimale do të ulet deri në 9 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe do të ketë rritje të temperaturave.