Konflikti izraelito-palestinez, armëpushimi hyn në fuqi
Ka hyrë në fuqi armëpushimi i cili u paralajmërua të premten....

Ka hyrë në fuqi armëpushimi i cili u paralajmërua të premten, ku do t’i jepte fundin 11 ditëve të bombardimeve të vazhdueshme, në të cilat u shënuan më shumë se 240 viktima, shumë prej tyre në Gaza.
Që të dyja, Izraeli dhe Palestina, kanë deklaruar fitoren e tyre nga ky konflikt. Të enjten, më shumë se 100 sulme ajrore shkatërruan infrastrukturën e Hamasit, në veri të Gazës.
Militantët kanë inauguruar më shumë se 300 raketa në drejtim të Izraelit gjatë ditës. Lufta filloi në Gaza më datën 10 maj, pas sa javësh rritje tensionesh midis të dy vendeve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, u vranë në Gaza. Ndërkohë, në Izrael, nga 12 viktima, në mesin e të vrarëve janë dy fëmijë.
