Maqedoni
Investime infrastrukturore në Haraçinë
29.11.2014 16:39
Komuna e Haracinës në bashkëpunim me banorët e saj shtroi me pllaka bekatoni 200 m katror rrugë dhe rregulloi ndricimin e saj...

Banorët e kësaj lagjeje thane se janë tejet të kënaqur nga ky hap I ndërrmarrë sepse kjo rrugë ka qenë shumë vështirë për ta kaluar.
Kryetari I Komunës Brahim Ajvazi thotë se investime të tilla do të vazhdojnë të realizohen edhe në të ardhmen.
“Mendoj se ky bashkëpunim dhe investim aq sa i kemi mundësitë tona dhe sa na i lejon buxheti do të vayhdojmë të punojmë në infrastrukturën e Komunës së Haracinës”, shprehet Kryetar i Komunës së Haracinës, Brahim Ajvazi.
Ajvazi siguron banorët e Haracinës se uji nga ujsjellsi i Haracinës është i pijshëm dhe këtë e kanë dëshmuar kontrollet e realizuara.
“Në institutin për Labarator wë është bërë kontrollimi i ujit ai është marrë në vendet hapsinore ku rrjedhin cezmet dhe puset dhe bunaret ne e dime se edhe përpara ky ujë ka qenë i papijshëm ndërsa s ai takon ujsjellësit ujsjellësi është i pijshëm dhe është konstatu nga ku ujë bile sëhtë më i ftohtë se burimi i Rahces”, shprehet Kryetar i Komunës së Haracinës, Brahim Ajvazi.
Kryetari i kësaj komune premtoi se para vitit të ri do të përfundojnë edhe punimet e kanalit i cili kundërmonte erë të keqe, dhe me të do të zgjidhet edhe problemi i kahmotshëm i banorëve të Haracinës.
FLUTURA LATIFI
