Maqedoni
Zgjerimi i BE-së, Silva dhe Varhejli vizitojnë Sofjen dhe Shkupin
21.05.2021 10:30
Angazhim i shtuar i presidencës portugeze për hapjen e bisedimeve deri në Samitin e qershorit....

Angazhim i shtuar i presidencës portugeze për hapjen e bisedimeve deri në Samitin e qershorit. Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Silva, në emrin e Kryesisë së Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varheyli, sot po qëndrojnë për vizitë pune në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, për të biseduar me autoritetet e larta për çështjen e zgjerimit të BE-së.
Delegacioni fillimisht këtë paradite po qëndron në Sofje, ku do të takohet me presidentin, Rumen Radev, si dhe me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm nga qeveria teknike në Sofje. Gjatë pasdites, delegacioni pritet të takojë në Shkup presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin, Zoran Zaev, si dhe përfaqësues tjerë të Qeverisë. Këto takime vijnë pak para takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme në BE, që do të mbahet më 22 qershor, ku mes tjerash pritet të vendoset edhe për miratimin e kornizës biseduese, si dhe për mbledhjen e parë ndërqeveritare, me çka Maqedonia e Veriut do të niste edhe formalisht bisedimet për anëtarësim në BE.
