Botë
Kluge: Vaksinat efikase kundër të gjitha varianteve
21.05.2021 10:58
Vaksinat e autorizuara anti Kovid funksionojnë kundër të gjitha varianteve shqetësuese...

Vaksinat e autorizuara anti Kovid funksionojnë kundër të gjitha varianteve shqetësuese, ka deklaruar drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge.
“Të gjithë variantet e virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani i përgjigjen vaksinave të miratuara në dispozicion”,- ka deklaruar Kluge, sipas të cilit megjithatë progresi ndaj luftës kundër virusit Korona mbetet ende “i brishtë”, prandaj udhëtimet ndërkombëtare duhet të shmangen.
Njëherit bëhet e ditur se varianti indian, i cili mund të jetë më i transmetueshëm, është identifikuar në të paktën 26 nga 53 vendet në rajonin e OBSH-së në Evropë. Deri më tani vetëm 23% e njerëzve në rajon kanë marrë një dozë vaksine dhe vetëm 11% kanë marrë të dyja dozat.
