Botë

OBSh: Vaksinat mund të jenë një dritë në fund të tunelit

21.05.2021 15:00

Mbarë kontinenti evropian shënoi gjatë një muaji rënie me 60% të infektimeve të reja nga Covid-19....

Mbarë kontinenti evropian shënoi gjatë një muaji rënie me 60% të infektimeve të reja nga Covid-19. Por, zyrtarët e OBSH-së thanë se ky përparim është i brishtë dhe bënë thirrje për vigjilencë, si nga autoritetet, ashtu edhe nga qytetarët. Megjithatë, varianti indian i koronavirusit ende është duke u studiuar.   
                                                                                                       
“Ai është në gjendje të përhapet me shpejtësi. Variantet e reja nuk janë në vetvete të rrezikshme, por ato mund të bëhen nëse ndryshojnë sjelljen e virusit. Vaksinat mund të jenë një dritë në fund të tunelit, por ne nuk duhet të verbohemi nga kjo dritë. Ne po shkojmë në drejtimin e duhur, por duhet të vëzhgojmë një virus që ka marrë jetën e gati 1.2 milion njerëzve në këtë rajon.”,- tha drejtori i OBSh-së për Evropë, Hans Kluge.
 
BE: Pa certifikata nuk do të mund të udhëtojnë
 
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së kanë arritur marrëveshje për krijimin e certifikatave digjitale për qytetarët e BE-së, që nga korriku do të duhej t’ua lehtësonte mënyrën e udhëtimit në vendet e BE-së. 
 
“Certifikata, e disponueshme në një format dixhital dhe të shtypshim, do të jetë falas për të gjithë qytetarët e BE-së dhe do të jetë në dispozicion për njerëzit që bien në tre skenarë që mund ta dëshmojnë këtë. E para, që personi është vaksinuar kundër COVID-19 apo që i sëmuri nga virusi korona kohë më parë konsiderohet i mbrojtur nga antitrupat, e nëse nuk është vaksinuar dhe nuk ka antitrupa të mjaftueshme, duhet të ketë testin negativ PCR. për certifikatën e përbashkët digjitale evropiane që do të jenë të gatshme deri në korrik. Personat që nuk kanë “certifikata” të tilla nuk do të mund të udhëtojnë.”,- tha komisioneri i BE-së, Didier Reynders.
 
Në Kosovë nga muaji mars deri më tani janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetar. Serbia është duke vazhduar vaksinimin e qytetarëve me vaksinat anti COVID. Ndërsa nesër do të fillojë një fushatë e cila synon vaksinimin e të rinjve të moshës 16 deri në 25 vjeç. Pavarësisht numrit të madh të vaksinimit Serbia po vazhdon të përballet me numër të madh të të infektuarve me koronavirus. Ndërsa, Shqipëria sipas një raporti amerikan , kishte në total 529 vdekje për 100 mijë banorë, për periudhën mars 2020 deri në maj 2021, duke u renditur e katërta ndër 20 vendet me vdekjet reale më të larta nga Covid-19.
 
REJHANE BUSHI METAJ