Maqedoni

MSH përgënjeshtron se ka mungesë të insulinit

29.11.2014 16:56

Shoqata për diabet të fëmijëve Balans kërkojnë sqarim nga Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov...

Shoqata  për diabet të fëmijëve Balans kërkojnë sqarim nga Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, se cila është arsyeja e deficitit të insulinit dhe mungesa e gjilpërave për injektim.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese thuhet  se po vazhdohet të plasohen të pavërteta dhe këto janë tentime të pasukseshme të devalvohet angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë për kujds ndaj këtyre personave.

Sipas tyre tenderi për furnizim me insulin vecmë ka përfunduar dhe barnatoret janë të furnizuara me këtë terapi.Eshtë i pasaktë informacioni se mungojnë edhe mejte për matjen e glikemisë.

Poashtu gjilpërat për aplikimin e insulinit janë në pajtueshmëri me standardet botërore për aplikim subkutan.Eshtë tragjike që dikush vazhdon të luajë me fatin e kësaj kategorie njerëzish, për shkak të interesave që i dinë vetëm  ata që manipulojnë opinionin  thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.  

FLUTURA LATIFI