Maqedoni

Varheji dhe Silva vizitojnë Sofjen, Stoev: Bullgaria e hapur për dialog aktiv me RMV

21.05.2021 15:30

Sofja zyrtare mbetet me qëndrimin e njejt sa i përket kontestin me Maqedoninën e Veriut për hapjen e negociatave....

Sofja zyrtare mbetet me qëndrimin e njejt sa i përket kontestin me Maqedoninën e Veriut për hapjen e negociatave. Ministri I përkohëshm Bullgarë për punë të jashtme Svetlan Stoev pas takimit me homologun e tij portugez Augusto Santosh Silva dhe komisionarit të BE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varheji në Sofje, tha se Sofja zyrtare nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pozicioni i saj kombëtar në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Bullgaria është e hapur për dialog aktiv, të hapur dhe të plotë me Shkupin për zbatim të qëndryshëm të marrëveshjes për fqinjësi të mirë ka nënvizuar Stoev.  
 
"Për ne, mbajtja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe marrja e garancive të nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes 2017 është thelbësore. Ne vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të rivendosur besimin në marrëdhëniet tona me Republikën e Maqedonisë Veriore. Qëllimi ynë është të ndërmarrim hapa konkretë për të rivendosur dialogun me Shkupin, përfshirë nivelin më të lartë, i cili do të sigurojë një bazë që qeveria e ardhshme e rregullt të kthejë marrëdhëniet tona në nivelin që duhet të lidhë dy vende të afërta.", tha Svetlan Stoev, ministër i punëve të jashtme Bullgare.
 
Silva: Momenti i duhur që të zgjidhen kontestet 
 
Përpjekja e dy diplomatëve evropianë për të bindur Bullgarinë të zbus qëndrimet për Shkupin duket se nuk patën sukses, por shefi I diplomaciës,  Silva theksoi se për BE-në është e rëndësishme të jetë e plotë të ketë  siguri dhe kontinuitet.  Ai ka vur në dukje se pikërisht tani është momenti I duhur që të zgjidhen kontestet bilaterale duke relizuar takime direkte mes Shkupti dhe Sofjes. 
 
"Është e rëndësishme që Këshilli Evropian të miratoj fillimin negociatave me RMV dhe Shqipërinë. I ndëgjuam propzimet bullgare dhe iniciativat dhe tani është koha që kontestet bilaterale të zgjidhen përmes konsultimeve politike në bullgari dhe MAqedoninë e Veriut. Këto konsulta kritike do të jenë thelbësore për përparimin e negociatave gjatë presidencës portugeze me Këshillin e BE-së.", tha Augusto Santosh Silva, ministër porugez.
 
Varheji: Disejnojm kritere për hapat e ardhëshëm
 
"Bullgaria është  shtetë anëtarë kryesorë kur bëhet fjalë për politikën tonë  reth zgjerimit të ballkanit perendimor. Bullgaria është pjesë e rajonit dhe ajo që erdhëm këtu ka një domethënje. Këtu jemi bashkë me bullgarinë të disejnojm kritere për hapat e ardhëshëm.", tha Oliver Varhej, komesioner për zgjerim.
 
Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhej është takuar edhe me ish-kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Gjatë takimi Borisov ka theksur se duhet të vazhdoj të punojë në mënyrë aktive në temën e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por duhet të marrë parasysh pozicionet e secilit vend.
 
SANIJE DURAKU