Maqedoni
Partneriteti për pushtet të hapur, Kuvendi prezantoi pr/planin e veprimit 2021-2023
21.05.2021 15:45
Kuvendi prezantoi propozim planin e veprimit për Parlament të Hapur për periudhën 2021-2023...

Kuvendi prezantoi propozim planin e veprimit për Parlament të Hapur për periudhën 2021-2023. Plani është hartuar me konsultimin e rreth 90 organiztave joqeveritare dhe pritet të miratohet brenda muajit qershor. Angazhimet kryesore do të kenë në fokus krijimin e një Parlamenti për qytetarët me përgjigje të hapur dhe përballje me epideminë, përmirësimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Parlament. Sipas nënkryetaritë të kuvendit Plani i Veprimit është vazhdinësi e Planit aksional në dy vitet e kaluara.
“Kjo nismë multilaterale për përkushtimin ndaj qeverisjes së hapur në të cilën qytetarët marrin pjesë si shprehje e demokratizimit të institucioneve, luftës kundër korrupsionit me promovimin e transparencës në punë, me shfrytëzimin e veglave të reja në drejtim të përforcimit të qeverisjes, i reflekton edhe zotimet e Kuvendit dhe e tëra me një qëllim të vetëm - jetë më cilësore e qytetarëve me inkuadrimin e tyre të drejtpërdrejtë në procesin e krijimit të politikave, vendosjes për politikat në dobi të tyre dhe në dobi të pushtetit funksional ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”, tha Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit.
Përkrahje për Planin e veprimit 2021-2023 për Qeverisje të Hapur edhe nga Programi për Mbështetje Parlamentare dhe NDI.
“Programi për përkrahje të Parlamentit e përkrah Kuivendit dhe kjo është përpjekje e përbërë nga pesë shtylla: dialog për politikat, reforma institucionale, funksionet për mbikqyrje, transparencë dhe llogaridhënie.”, tha Robert Skot Hejzlet, Programi për Mbështetje Parlamentare.
Ndërkaq monitorimi i Planit të Veprimit për Partneritet për Pushtet të Hapur për periudhën 2018-2020 ka rezultuar se Plani është zbatuar pjesërisht për shkak të situatës me epideminë.
“Këto arritje patën obstruksione për shkak të kushteve të reja të puës që fillimisht imponoi pandemia Kovid. Por duhet të përmendim se në pjesën e parë të 2020-tës realisht nuk kishim Kuvend funksional.”, tha Aleksandra Jovevska-Gjorgjeviq, Instituti për Demokraci Societas Civilis – Shkup.
Sipas organiztaorit, shënimi i javës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe Plani i Veprimit për dy vitet në vijim është vetëm konfirmim se dhoma ligjvënëse mbetet edhe më tej konsekuente ndaj përmbushjes së vendimeve për Parlament të hapur.
SHPËTIM NUREDINI
