Maqedoni

Karakaçanov: Propozimet e pa garanci s’duhet të implementohen

21.05.2021 16:07

Lidhur me takimin e dyshes europiane Silva dhe Varheji me presidentin dhe zyrtarët....

Lidhur me takimin e dyshes europiane Silva dhe Varheji me presidentin dhe zyrtarët e qeverisë së përkohshme bullgare , ka reaguar ish ministri i mbrojtjes dhe ish ministrja e jashtme e Bullgarisë, Krasimir Karakacanov dhe Ekaterina Zaharieva. 
 
Karakacanov ka shkruar se propozimet e reja creative të cilat nuk përkojnë  me cdo pike  të pozicionit korrnizë bullgar  të vitit 2019 të cilat u mbeshtetën  përmes dekalaratës së kuvendit popullor,  janë të panevojshme dhe të njejtat nuk guxojnë të pranohen e as të implementohen. Ai më tej ka shtuar se pa pranim të qartë  nga shkupi zyrtar  i rrënjëve bullgare, identitetit dhe gjuhës bullgare të populates në Maqedoni në të kaluarën, nuk mund të ketë ndryshim të pozicionit nga pala bullgare. Ai kërkon të ndërpritet, sic thotë fushata  negative e Shkupit  për Bullgarinë, dhe porosity që kompromis me gënjeshtra dhe mashtrime nuk do të ketë. 
 
Zaharieva: RMV të rrespektojë vlerat europiane 
 
Nderkohë ish ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva, e cila gjithashtu ka realizuar takim me komisionerin për zgjerim Varheji, thotë se Komisioneri për zgjerim Oliver Varheji eshte nje nga motorrët e zgjerimit të BE-së, dhe një mik I madh I Bullgarisë, I cili në përpikshmëri të plotë e kupton përkushtimin e Bullgarisë për Ballkanin Perendimor, dhe brengosjen për vendet candidate  të cilat në mënyrë jo formale  hyjnë në familjen tone europiane. Maqedonia e Veriut do të arrijë shumë më tepër  për të dëshmuar  se I pranon vlerat europiane dhe fqinjësinë e mire, ndërsa Bullgaria asnjëherë nuk e  ka hequr dorën që ka zjgatur, ka thënë ish ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.